HOME

Pas që u përjashtua nga emisioni, Ana rikthehet në ‘Përputhen’: “Do të bëj atë që…”

Pak kohë më parë, Ana Lleshi u përjashtua nga “Përputhen”, pas fotos ku shihej në shtrat me Arjonin. Që nga atëherë, Ana është ftuar në disa emisione, si dhe është treguar shumë aktive në rrjete sociale.

Ditën e sotme ish-konkurrentja do të rikthehet në “Përputhen”, por nuk dihet se në cilin rol. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në Instastory.

Ana ka publikuar një video, krahas së cilës ka shkruar: “Shihemi sot te “Përputhen”, me një përputhje ndryshe!”

Disa nga ndjekësit mendojnë se Anën do ta shohim sot si prezantuese. Përgjatë këtyre ditëve emisionin e kanë prezantuar vajzat e programit, në mungesë të Bora Zemanit. Ajo është karantinuar në shtëpi, pas infektimit me Koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *