HOME

Pas skandalit me Tea Trifonin dhe Andi Shehun, ky konkurrent vendos të largohet nga “Për’puthen”: Shyqyr që dola single unë…

Fotot e Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit duke u puthur në buzë bënë xhiron e rrjetit dje.

22-vjeçarja e cila doli e përputhur me Andi Shehun, në të vërtetë është në një lidhje me djalin nga Kosova.

Bearti e konfirmoi romancën e tyre nëpërmjet një videoje të publikuar në Instastory-n e tij, ndërkohë Andi Shehu rrëfeu se e gjitha ishte bërë për shkak se ishin detyruar nga produksioni, nisur nga kontratat që kishin lidhur.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve të papritura, Arbër Aruci, një prej konkurrentëve të tjerë në këtë program, ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e tij.

Lajmin e dha nëpërmjet një statusi në Instastory, ku shkruante:

tea trifoni beart rexhepi arber aruci (7)

Përshëndetje miqtë e mi! Dua të bëj një njoftim për të gjithë ju që më keni ndjekur dhe mbështetur deri më tani.

Kam vendosur të mos jem më pjesë e emisionit për arsye personale, të disa angazhimeve dhe detyrave shumë të rëndësishme të lëna pezull jashtë Shqipërisë. Dhe për këtë arsye kam vendosur që ta ndërpres emisionin.

Po ashtu, dua të falënderoj dhe produksionin dhe të gjithë kolegët e mi për rrugëtimin tim në këtë aventurë.

Gjithashtu miq, ju përshëndes dhe ju falënderoj shumë nga zemra të gjithë ju që më keni mbështetur dhe keni qenë pjesë e kësaj aventure bashkë me mua që nga fillimi im deri më tani”.

tea trifoni beart rexhepi arber aruci (2)

Ashtu si konkurrentët e tjerë, edhe ai nuk mund të mos hidhte një “thumb” për ngjarjen e fundit.“Shyqyr që dola single unë, më pa Zoti”, shkroi Arbri duke etiketuar edhe Shqipe Hysenajn, e cila prej kohësh kishte nxjerrë fakte për lidhjen e Teas dhe Beartit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *