HOME

Pasi iu publikun bisedat telefonike me burrin e martuar, Morena bën reagimin e papritur

Mbrëmë Morenës ia janë publikuar disa audio-incizime, ku dëgjohen bisedat me të dashurin e saj.
Nga bisedat kuptohet se ai ishte një burrë i martuar dhe kishe fëmijë.

Të shara, fyerje e kërcime të shumta, ishin ato ҫfarë mund të dëgjoheshin në këto audio-incizime.
Në një moment, Morena shkon aq larg sa kërcënon se do t’ia marrë vetës jetën dhe do t’ia hedh fajin personit në fjalë, shkruan ORAinfo.

Duket se ishte vetura Bentley, fillimi i këtyre telasheve për Morenën.
Megjithatë, Morena në rrjetet sociale, shfaqet sikur asgjë nuk ka ndodhur, e nuk është deklaruar për publikim e bisedave.

Madje sot ajo ka bërë një postim që drejtpërdrejt nuk lidhet me situatën aktuale të modeles në fjalë.
Postimi i saj i fundit i është kushtuar nënës së saj të ndjerë.

“Nëna e përqafoj vajzën dhe i tha: Kur të duan 1000 veta, unë jam e para prej tyre, kur të do vetëm 1 ajo jam unë, e kur nuk të do asnjë, dije se unë vërtetë kam vdekur”- ka shkruar Morena.
Mbase kjo ishte mënyra e Morenës për të shprehur mërzinë nga situata e vështirë që po kalon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *