HOME

Përp.lasen zogjtë në të, aeroplani detyrohet të bëjë ulje emergjente

Një aeroplan i agjencisë së fluturimeve Delta, i nisur nga Florida, është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork, pasi një zog dëmtoi pjesën e përparme të avionit.

Aeroplani ‘Airbus A319’, i cili po transportonte 43 pasagjerë, po udhëtonte drejt aeroportit pranë LaGuardia të hënën kur i ndodhi incidenti, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Forma konike e pjesës së përparme të avionit, e cila mbon pajisjet e radarit të aeroplanit, u shformësua pasi u godit nga një tufë zogjsh.

Airbus arriti të ateronte pa ndonjë dëmtim në JFK rreth orës 7 të mëngjesit. Asnjë pasagjer ose ekuipazh nuk u dëmtua përgjatë incidentit.

Administrata Federale e Aviacionit tani është duke e hetuar aksidentin. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *