HOME

Qytetari organizon udhëtime falas nga Gjermania për ta votuar Albin Kurtin

Etem Zejnelji është emri i cili është përmendur në një postim ku thuhet se do të organizojë udhëtime falas nga Dyzeldorfi i Gjermanisë, prej datës 10 deri më 18 shkurt, për ta votuar Vetëvendosjen.

Në një postim në grupin e përkrahësve të Vetëvendosjes, thuhet se nisja dhe kthimi do të bëhet me autobus.
Aplikimi i mërgimtarëve për regjistrim në votim fillon më 13 janar dhe zgjat deri më 24 janar.

Mërgimtarët do të jenë të parët që do të mund të votojnë. Periudha e votimit përmes postës fillon më 2 shkurt dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve.
Postimi i plotë:

Të dashur bashkëatdhetarë . Etem Zejnelji organizon udhëtim falas për në Kosovë për ta votuar Kryeministrin tonë Albin Kurtin.

Nisja bëhet nga Düsseldorfi me datën 10.02.2021 dhe per tu kthyer me 18.02.2021!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *