LAJME

Rama ndërmjetës mes Greqisë dhe Turqisë? Haradinaj i hedh kunjën e forte

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar ndërhyrjen e kryeministrin shqiptar Edi Rama për të bërë ndërmjetësin mes Turqisë dhe Greqisë.

Sipas Haradinajt, në vend që të zgjidhë problemet mes Ankarasë dhe Athinës zyrtare, kryeministri Edi Rama mund të punojë për njohje të reja për Kosovën, duke nënvizuar faktin se Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e saj

E di diskutimin që ka Shqipëria me Greqinë për kufijtë në det. Ne kemi interes për të avancuar për njohjen me Athinën zyrtare, prandaj në këtë rast më mirë Rama të ndihmonte Kosovën për njohje sesa të interesohet të zgjidhë çështje të tjera më larg. Ndërsa falenderojmë Ankaranë për njohjen dhe përkrahjen e deritanishme”, u shpreh Haradinaj në “Tempora”.

Mes kryeministrit shqiptar dhe kreut të AAK-së në Kosovë ka pasur disa përplasje kohëve të fundit, ku madje Rama ka hapur dhe një padi në gjykatë për shpifje ndaj Haradinajt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *