HOME

Rast një në 50 milionë, nëna sjell në jetë binjakët me 3 muaj diferencë

Një nënë 29-vjeçare, ka sjellë në jetë binjakët 11 javë larg njëri-tjetrit.
Ky është rast shumë i rrallë dhe është mundësuar falë dy mitrave që Liliya Konovalova, nga Uralsk, Kazakstan, ka.

Ajo silli në jetë një vajzë me emrin Liya, e cila lindi përpara kohe, më 24 maj kur ishte 25-javëshe shtatzënë.
Dhe, gati tre muaj më vonë, në 9 gusht, ajo solli në jetë djalin Maxim, duke i lënë pa fjalë mjekët që kishin në ngarkim çështjen.

Sipas ministrit të Shëndetësisë në Kazakstan, shanset që dy binjakë të lindin me tre muaj diferencë nga njëri tjetri janë një në 50 milionë.
Liliya, e cila ka edhe një vajzë 7-vjeçare, ka një gjendje që quhet ‘uterus didelphys’ dhe kjo do të thotë që binjakët e saj u zhvilluan në dy mitra të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *