HOME

Riniani befason dhe refuzon Sindin: Më fal për sinqeritetin, por të shoh vetëm si shoqe

Sindi zgjodhi sot Rinianin për një takim katër minuta në Studio, ku i tregoi atij se e vlerësonte, duke i përmendur jo pak gjëra që asaj i pëlqenin te karakteri dhe personaliteti i Rinianit.

Por Riniani ishte shumë i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, kur i tha se nuk e sheh atë si një partnere të mundshme, duke i thënë se mendon se mes tyre mund të ketë vetëm një miqësi.

“Të vlerësoj shumë, por, më fal për sinqeritetin, por unë nuk e shoh që unë dhe ti mund të dalim si çift. Jam shumë i sinqertë kur them që me ty shoh vetëm një miqësi. Më fal shumë që jam kaq i drejtpërdrejtë, por shpresoj të ma vlerësosh sinqeritetin”, tha Riniani.

Megjithatë Sindi e priti mirë këtë, duke e vlerësuar për sinqeritetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *