LAJME

Sara është përjashtuar nga ‘Përputhen’? Autorja e emisionit, Olsa Muhameti zbulon të vërtetën

Sara vendosi të largohej nga emisioni të dielën në “Përputhen Prime” kur mësoi se do të kishte një përballje me Jasminën. Sara ka munguar edhe në puntatën e të hënës e të martës duke e lënë enigmë nëse do të rikthehet në program ose jo.

E pasi nisën edhe thashethemet se ajo është përjashtuar, autorja e emisionit, Olsa Muhameti ka treguar se Sara nuk është përjashtuar.

“Me Sarën ç’do bëhet? Eshtë pezulluar apo përjashtuar?, shkruante një ndjekës, të cilit Olsa ia ka kthyer: “Jo. Nuk është përjashtuar”.

Ndërkohë kanë nisur dyshimet se mes Sarës dhe Erit po lind diçka pasi ajo ka postuar në Instastory një video ku shfaqet në shoqërinë e tij dhe dyshja duken shumë të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *