SPORT

Serie-A/ Napoli – Juventus, formacionet e mundshme

Në orën 18:00, në stadiumin “Diego Armando Maradona”, luhet supersfida mes Napolit dhe Juventusit, e vlefshme për javën e 22-të në Serie-A.

Një ndeshje shumë delikate për “të kaltrit”, që do tentojnë triumfin, për të lënë pas krahëve eliminimin nga Kupa e Italisë. Ndërsa bardhezinjtë vijnë me synimin për të ruajtur ecurinë pozitive dhe ruajtur hapin e skuadrave kryesuese.

LEXO EDHE:
E kryer, Diego Costa firmos në Brazil
Amir Rrahmani pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parw, ndërsa mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj do të mungojë për shkak dëmtimi.

Formacionet e mundshme:

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Maksimovic, Mario Rui; Zielinski, Bakayoko; Lozano, Insigne, Politano; Osimhen

Juve (4-4-2):Szczesny, Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Church; Ronaldo, Morata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *