LAJME

Shembulli i vëllezërve që jetojnë në shtete të ndryshme e takohen çdo javë

Janë vëllezër identikë binjakë dhe jetojnë veçse 30 minta larg njëri- tjetrit… por në dy shtete të ndryshme.

Këta janë vëllezërit Pontus dhe Ola Berglund. Njëri jeton në Suedi, e tjetri në Norvegji. Kur Covid erdhi në shtetet e tyre respektive, vëllezërit vendosën një ‘marrëveshje’ mes tyre. Të takoheshin njëherë në javë tek kufiri mes dy shteteve, i cili ndahet në një zonë të tij nga një urë.

Tradita vazhdoi gjatë dhe çdo javë dy vëllezërit, duke ruajtur dhe distancën mes tyre ashtu siç e caktonte ligji, uleshin në stola që i merrnin me vete për të pirë një kafe së bashku dhe për të folur si vëllai me të vëllanë.

Tradita e tyre e pazakontë tërhoqi vëmendjen e medias vitin që lamë lamë pas, e cila i kushtoi një artikull e kronikë dy vëllezërve binjakë.

Kishte dhe ditë të veçanta, kur dy vëllezërit u ritakuan si çdo të shtunë, për të festuar së bashku 72 vjetorin e ditëlindjeve të tyre.

“Kemi gjetur një mënyrë tonën për të qenë pranë njëri- tjetrit, të paktën derisa kufiri të qëndrojë i hapur”-thoshte një prej dy vëllezërve (Pontusi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *