LAJME

Shfaqen gropa të frikshme në zonat e goditura nga tërmeti shkatërrimtar në Kroaci (FOTO)

Pas goditjes së tërmetit të fortë të dhjetorit ku humbën jetën shtatë njerëz, banorët e zonës 40 kilometra larg kryeqytetit kroat Zagreb, tani po rrezikohen nga shfaqja e disa gropave gjigande në tokë, me diametra të ndryshëm.

Studiues të shumtë kanë shkuar në zonën e Mecencani dhe fshatrave të tjerë të rajonit pak të banuar, për observime dhe analiza.

“Këto janë të ashtuquajtura gropa të rënies, dhe shfaqen për arsye të përbëries specifike gjeologjike të kësaj zone, vecanerisht nëse dheu rri mbi gur të ngopur me ujëra tokësorë”, tha gjeologu vendas Josip Terzic.

Megjithse shfaqja e këtyre gropa nuk është e pazakontë pas aktivitetit sizmik, studiuesit dhe rezidentët janë habitur nga numri i tyre i madh dhe shpejtësia me të cilën u krijuan pas tërmetit shkatërrimtar të 29 dhjetorit. Gjeologët thonë se dridhjet kanë përshpejtuar procesin e formimit të gropave, që normalisht do të kishte kërkuar vite ose dekada.

Terzic shtoi se shkencëtarët do të ushtrojnë disa mënyra eksplorimi për të përcaktuar morfologjinë dhe karakteristike të tjera të nëndheut.
Nenad Tomasevic, mësues nga Mecencani, tha: “Tërmeti ishte diçka e rëndë për ne, dhe pas tij po shfaqen këto gropa gjigande. Ne u desh të zhvendoseshim në shtëpinë e një fqinji prej gropës në zgjerim që është shfaqur në kopshtin e shtëpisë”.

Tre muaj pas tërmetit në Kroaci, zonat e goditura më rëndë ende nuk e kanë marrë veten nga pasojat. Në qendrën e rajonit, Petrinja, ka ende shumë shtëpi të shkatërruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *