HOME

‘S’je mami jonë’, historia prekëse e gruas të cilës bashkëshorti i mori fëmijët

E ftuar së fundmi në emisionin “Historia ime”, në “Tv Klan”, ishte një grua e quajtur Flutura Shabani së bashku me vëllain e saj Pëllumb Gjoka. Gruaja vuan nga skleroza e dyfishtë dhe të ftuar në emision, dyshja kanë treguar padrejtësinë që i është bërë asaj nga bashkëshorti dhe kunati.

Gjoka ka treguar se pas sëm undjes së Fluturës, bashkëshorti është divorcuar nga ajo por pa konfirmimin e saj. Ajo nuk mori pjesë në gjyq dhe për shkak të sëm undjes dhe kujdestarinë për 3 fëmijët e tyre, e mori i ati.

Flutura ka që nga fundi i vitit 2018 që nuk ka asnjë kontakt me fëmijët e saj. Ata nuk e duan sepse motrat e ish bashkëshortit i kanë ushqyer me idenë se e ëma i dhunon.

“Po fëmijët dhe nuk e duan. Thonë e kemi nënën këtu. Po fëmijët janë rritur me idenë se Flutura ka dashur t’i rrahë, t’i mbysë. E kanë denoncuar dhe në rajon dhe në momentin kur ka shkuar Flutura dhe kanë dalë fëmijët i kanë thënë: Ik largohu, ik s’të njohim, s’je mami jonë”, ka treguar Gjoka.

Burimi: “tvklan.al”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *