HOME

“S’kam pasur mundësi ekonomike”/ Osmani zbulon kur ka udhëtuar për herë të parë jashtë vendit si dhe momentin më të sikletshëm që ka kaluar…

Moderatores së njohur, Arbana Osmanit, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku tregon detaje nga jeta private, familjare, si dhe për udhëtimet e shumta që Arbana bën shpesh me familjen dhe shoqërinë. Por për shkak të pandemisë dalja jashtë vendit u mungon të gjithëve.

Moderatorja zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj pikërisht për këtë temë: udhëtimet.

Njëra prej tyre e pyeti se cila ka qenë situata më e sikletshme që ka përjetuar gjatë një udhëtimi dhe përgjigja e Osmanit ishte:

“Para ca vitesh në një kthim nga Dubai, në Stamboll humba avionin duke qenë tek Gate (mos pyesni si, akoma nuk e kam marrë vesh si u nis pa e marrë vesh unë)”.

E teksa të gjithë presim mundësinë për të udhëtuar lirshëm sërish, Arbana u pyet se cili do të jetë vendi i parë që do të udhëtojë.

“Dielli e bëri udhëtimin e parë me sukses në Bogë dhe kur të hapen kufijtë, udhëtimin e parë do e bëjë me mamën në Milano (vend ideal për beba)”, u përgjigj moderatorja.

Osmani zbuloi se udhëtimet i ka nisur për herë të parë në moshën 22-vjeçare.

Ndërsa kur u pyet për frikën gjatë udhëtimeve me avion, Arbana tha se jo vetëm që nuk i ka frikë, por fle direkt sapo ndizen motorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *