LAJME

Sondazhi i Pyper: Vetëm 11% e respodentëve mendojnë se LDK-së do t’i ndihmoj koalicioni me AKR-në

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me koalicionet e mundshme zgjedhore.

76% e qytetarëve të anketuar mendojnë se koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit do t’iu sillte atyre 50% të votave. Rreth 17% mendojnë se një koalicion i tillë nuk arrin 50% të votave derisa rreth 7% nuk kanë opinion.

78% e respodentëve nuk mendojnë se LDK-së do t’i ndihmojë koalicioni me AKR-në. 11% mendojnë se LDK-në e ndihmon koalicioni me AKR-në, derisa 10% nuk kanë mendim.

Rreth 47% e qytetarëve mendojnë se NISMA duhet të shkojë e vetme në zgjedhje. 30% mendojnë se NISMA do të duhej të shkojë në koalicion me PDK-në, mbi 4% mendojnë se NISMA do të duhej të shkonte me LDK-në në koalicion. Ndërsa rreth 19% mendojnë se NISMA do të duhej të gjente ndonjë tjetër opsion për të shkuar në zgjedhje.

48% e qytetarëve mendojnë se AAK ka barë mirë që ka shkuar e vetme në zgjedhje.

Rreth 20% të respodentëve, vendimin e AAK-së për të shkuar në zgjedhje e shohin si të gabuar, derisa rreth 32% nuk kanë opinion për këtë temë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *