LAJME

Stresi publikon mesazhet e të ëmës, e cila i lutet që të ndryshojë dhe të mos përdorë fjalë të pista

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

imazhe të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk heziton që në të shumtën e rasteve të shfaqë edhe qëndrimet e tij politike dhe revoltën lidhur me ndonjë çështje aktuale.
E duke qenë se shpesh gjuha e tij eskalon duke bërë që të përdor edhe fjalë banale – një gjë e tillë nuk mirëpritet nga nëna e tij.

Së fundmi, reperi me prejardhje Tropoja ka treguar përmes një fotografie në InstaStory, një nga mesazhet ku e ëma e tij i lutet që të “mbushë mend” dhe mos të përdorë gjuhë të denigruar me të tjerët.

Foto: Stresi/InstaStory

“Pashë mua e në t’u dhimbsha hiç, fillo nga pak e hiqi të sharat e fjalorin e pistë nëpër storje. Djali im je në moshë të pjekur, nuk të kanë hije tash se ti ki sedër e zemër të madhe e shpirt të madh, e mos t’i mbulojnë fjalët jo të rregullta. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak. Unë e di që e ki të vështirë dhe fillimi gjithkund është i vështirë, por ti ki fatin me vete prej të madhit Zot. Lutjet e mia nuk pushojnë kurrë për ty. Të përqafoj fort”, ka qenë mesazhi që nëna e tij Shpresa, i ka shkruajtur të birit në Messenger.

Ndërkohë, vet Stresi shkroi se janë pikërisht lutjet e të ëmës, që e bëjnë të tregohet i mirë me të tjerët.

“Arsyeja pse nuk dua me qenë i keq me njerëzit është nëna e tij”, ka shkruar reperi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *