HOME

Ta këput shpirtin! Avokati shqiptar: 25-vjeçarin që e zuri korenti e kisha mik dhe dha shpirt duke mbledhur bukë për 2 fëmijët e tij kush do ia rrisë tani

Një 25-vjeçar, i identifikuar si Amarildo Basi, humbi jetën mesditën e sotme në zonën e Lanabregasit.

Babai i tre fëmijëve, pjesëtar i komunitetit rom, ra në kontakt me rrymën elektrike teksa kërkonte për skrap.

Ngjarja e rëndë tro nditi opinionin publik, mes tyre edhe avokatin Adriatik Lapaj. Përmes një postimi në Facebook, Lapaj shkruan me superlativa për të riun që sipas tij pavarësisht varfërisë ishte njeri dinjitoz.
Postimi:

Adriatik Lapaj: Të Zotit jemi te ai do kthehemi. Sot paska qenë ditë e trishtë për mua! Amarildo ishte shoku im. Popo shoku im. Ishte fukara, mblidhte hekura, jetonte me dinjitet. E njoha në rrethana të trishta. Bashkë ndërtuam një banesë për familjen e tij. Nga ajo ditë Amarildo kudo më shihte në Tiranë me triçiklin e tij me të cilin mblidhte hekura ndalonte e më përqafonte. E doja Amarildon. Duart e tij ishin me kallo, por dinjitoze.

Sot e zuri k orenti. Vd i q duke mbledhur bukë për 2 fëmijët e tij. Më pikëlloi. Zoti e pastë pranë vetes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *