HOME

Të gjithë po flasin për “Armandon” pëllumbi që u shit për 1.4 mln $

Një pëllumb me emrin Armando është shitur në një ankand online të mbajtur në Blegjikë për një shumë marramendëse prej 1.252.000 euro (1.4 milionë dollarë), duke u shndërruar kështu në shpendin më të shtrenjtë në botë. Sipas mediave belge, pëllumbi postier i moshës 5-vjeçare, njëherësh kampion i shumëfishtë në garat në shtigje të gjata, është blerë nga një kinez, emri i të cilit nuk është zbuluar. Megjithatë, theksohet se pëllumbi nuk do të përdoret për gara, por vetëm për qëllime riprodhuese.

Armando pritej të thyente rekordin e mëparshëm prej 376,000 euro (425, 000 dollarë) që ishte paguar për një pëllumb të quajtur Nadine, por kurrsesi nuk mendohej se do të kishte një diferencë kaq të madhe në vlerë. “Këtë javë u bë e qartë se Armando do të ishte pëllumbi më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në një ankand online”, shkroi një specialist në faqen e “Pëllumbat e Parajsës”. Megjithëse është në rënie, gara e pëllumbave vijon të mbetet traditë në Belgjikë, Britani, Francë dhe Holandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *