HOME

‘Tra’dhtarët’ që luajtën për dy rivalët e përbetuar – edhe Real Madridin edhe Barçën

Duke qenë se përballja e tyre i tejkalon dimensionet sportive, ky fakt bën që derbi Real Madrid vs Barcelona të cilësohet si një ndër duelet më të ashpra në planet.

Meqë ky rivalitet është aq i egër, nuk është e aq i çuditshëm fakti që praktika e transferimeve të lojtarëve në mes të dy klubeve ka qenë minimale.

Kështu që kushdo nga lojtarët që kishte guximin për të lëvizur nga njëra skuadër në tjetrën dhe anasjelltas, ai konsiderohej ‘tradhtar’, shkruan Periskopi.

Disa nga lojtarët, që patën kurajon të bënin këso lëvizje, krahas pasojave morale, ata u përballen edhe me telashe të tjera nga tifozët e klubeve përkatëse.

Ndër emrat e futbollistëve të cilët bën transferim nga Real Madridi në Barcelonë dhe anasjelltas janë edhe emrat si: Luis Figo, Ronaldo Nazario, Schuster, Prosinecki e Eto.

Mesfushori portugez Figo, nënshkroi për Real Madridin për 37 milion në vitin 2000.

Ronaldo ishte fantastik gjatë sezonit të tij të vetëm në Barcelonë, ​​duke shënuar 47 gola në 49 ndeshje dhe duke fituar çmimin FIFA World Player of Year. Ndërsa tek Reali i Madridit fitoi dy tituj në La Liga.

Bernd Schuster ashtu si Figo, u transferua drejtpërdrejt nga Barcelona te Real Madrid. Ai arriti vetëm një triumf të La Liga në tetë sezone me Barcelonën. Bernd la Realin në 1990 për t’u bashkuar me Atletico Madridin.

Ai që filloi karrierën e tij në tek klubi ‘Madrilen’ ishte Samuel Eto. Kameruniani bëri vetëm gjashtë paraqitje duke u huazuar tek klube të ndryshme. Kurse Barcelona duket se i kishte sjellë fat pasi me ‘Blaugranët’ ai shënoi 130 gola dhe fitoi tetë trofe.

Robert Prosinecki nuk ia deshi shumë as tek Reali e as tek ‘Blaugranët’. Ai nuk arriti të sigurojë çmimin e tij prej 15 milion eurosh në Real Madrid, duke luajtur vetëm 73 herë para se të transferohej në Oviedo për një sezon, ndërkaq edhe në Barcelonë qëndroi një sezon për te kaluar në Sevilla.

Këta dhe të tjerë patën guximin të ishin lojtarë të dy rivalëve të përbetuar spanjoll.

Kujtojmë që javët që lamë pas u zhvillua dueli mes dy rivalëve të lartë përmendur, ‘El Clasico’ i 243-ti me radhë. V.Zh/Periskopi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *