HOME

Tradhti dhe ndarje, Zonja Meri: Mesi i muajit i dh unshëm, por në fund na pret një surprizë

“Janari ka filluar vrullshëm, do ketë surpriza të rëndësishme, madje do jetë muaji që do na sjellë surprizat më të rëndësishme të vitit 2021. Këto surpriza do jenë dhe në jetën personale të njerëzve. Të gjitha ato gjëra që kanë ngelur pa u thënë nga 2020 për shkaqe të ndryshme do sqarohen në fund të Janarit. Lidhjet pasionante do dalin në fund të Janarit për një njeri ose marrëdhënie, por edhe sqarime në ato marrëdhënie që nuk do të ecin dot përpara. Kështu që do kemi dhe lidhje shumë të forta dhe ndarje shumë të forta.

Mesi i Janarit do jetë pak i dhunshëm, i sikletshëm nga data 19-23 mendoj se do ketë disa përballje planetësh që do i komplikojnë situatat në ekonomi, politikë dhe shëndet. Në datën 28 Janar do kemi Hënën e Plotë në Luan prandaj është edhe pak antifatik sepse Hëna e Plotë në Luan sjell gëzim, dashuri, kurse Afërdita që do afrohet me Plutonin sjell ato spastrimet e mëdha emocionale ose bashkimet e mëdha në fushën erotike. Do dëgjojmë tradhtira, lidhje, ndarje por edhe gëzim dhe tendencë për të shijuar. Kështu që fundi i Janarit do na surprizojë jashtë mase”, u shpreh Meri e ftuar tek “Rudina”, ku bëri edhe renditjen e shenjave për muajin Janar, nga ajo me më pak fat tek ajo me më shumë fat.

12.Dashi
Do duan të ndryshojnë karrierën, shtëpinë, jetën, performancat, do fillojnë që nesër me këtë tendencë, por duhet të bëjnë kujdes sepse jo çdo ndryshim apo bisedë mund të ketë siguri apo mund të jetë i qëndrueshëm për të ardhmen. Do jenë në furtunë.

11.Binjakët
Do kenë prapaskena dhe dhunë në lidhje me punën ose armiqësi që do duan t’i sqarojnë. Mesi i Janarit nuk do jetë i qetë me përballje të forta dhe me inate. Një çështje e shtëpie apo biznesi do dalë për mirë gjatë kësaj periudhe, por ngelen çështjet e punës, karrierës, shëndetit që duhen parë pak me kujdes. Fundi i Janarit do jetë romantik dhe shumë erotik

10.Luani
Shqetësimin do e shohin nga fundi i Janarit. Deri atëherë kanë shumë sqarime për të bërë. Është një sqarim i rëndësishëm pune, mund të ndryshojnë punë kësaj jave, mund të bëjnë një udhëtim pune, apo do vijë një njeri i punë në punë që do i ndryshojë atë stabilitetin që kishin krijuar dhe ky ndryshim nuk do i gjejë të gatshëm.

9.Peshqit
Vera do jetë shumë e mirë për Peshqit. Deri në Maj Peshqit nuk do jenë shumë të qetë, kjo periudhë me Hënën e Re i hap pak qëllimet e tyre, psikologjinë e bllokuar. I hapin një dritare, një mundësi, një bashkëpunim i ri por nuk garantohet siguria në këtë gjë. Në fund të Janarit merr fund një lidhje shumë vjeçare ose fillon një lidhje shumë pasionante, por që është e vështirë për t’u realizuar konkretisht.

8.Shigjetari
Do kenë një ndryshim të mirë në çështjet ekonomike dhe do kenë një ekonomi shumë të mirë pavarësisht përballjeve që do kenë me punën, do kenë shumë ankth, debate, kundërshtime, antagonizma dhe nuk do ndihen të sigurt të paktën deri në datën 23. Unë do kërkoja pak qetësi dhe maturi në çështjet ekonomike dhe të punës. Fundi i Janarit do jetë shumë erotik kështu që aty do fitojnë ose dashurinë e madhe ose mund ta humbin. Në çështjen ekonomike ose do fitojnë një gjë shumë të madhe ose rrezikojnë një diçka shumë të madhe.

7.Demi
Demët kanë Marsin në shenjën e tyre që nuk është në pozicioni i mirë për Demin, ose Demi nuk e mirëpret Marsin sepse është planeti i luftës. Ndihen sikur një person apo një problem i kushtëzon. Rreth periudhës 19-23 të jenë të kujdesshëm në vendimmarrjet e tyre, me punën, me iniciativat e ndryshme. Me çështjet familjare dhe ligjore do rregullohen në fund të muajit.

6.Akrepi
Kjo Hëna e re sikur i jep plane të reja, mundësi të reja dhe komunikim. Të bazohen në ndryshime të mira që do bëjnë. Ti shohin me kujdes pasi planetët e tjerë bëhen pak antagonistë dhe këta duhet të bëjnë kujdes nëse kanë pushtet ose pozicione të larta nga data 19-23 mund të kenë problematika të ndryshme. Do kenë një projekt shumë të rëndësishëm ekonomikisht dhe personalisht. Do kenë një ndriçim në karrierën në datën 28 mund t’i japin një shkëlqim, rinovim dhe famë të çuditshme.

5.Ujori
Do kemi situata të paqëndrueshme dhe shpërthyese, por janë në kulmin e shpërthimit të projekteve të tyre. Tashmë do përplasen interesat e tyre çfarë duan ata dhe çfarë duan të tjerët. Duhet të kenë kujdes nga mosmarrëveshjet e familjarëve ose me njerëz të rëndësishëm. Do kenë një bashkëpunim shumë të rëndësishëm në fund të muajit që do i japë një mundësi të madhe.

4.Virgjëresha
Do shijoni jetën, do merrni pak me ndjenjat, me dashuritë, me gjëra pak më të lehta sesa puna, me miqësitë të sqaroni disa situata të paqarta kryesisht në jetën personale. Unë do ta quaja Janarin një muaj personal, por edhe të rishikoni disa çështje pune të cilët i jepet mundësia për t’i parë në mënyrë të mirë. Çështjet ekonomike do i shikoni më me përparësi, por edhe më me kujdes sepse mund të përfitoni, por edhe të humbisni. Do keni një takim shumë të rëndësishëm në fund të muajit Janar.

3.Gaforrja
Kanë filluar të çlirohen disi. Duke qenë se Gaforrja është shenjë uji dhe me një Hënë të Re, unë mendoj se do marrë një lloj fuqizimi, relaksimi ose do zgjedhë disa çështje praktike. Do ketë një mundësi për të rikuperuar disa problematika të çështjeve ekonomike të cilat do vazhdojnë gjatë Janarit.

2.Bricjapi
Sot është Hëna e Re në Bricjap. Bricjapët mund të marrin një energji pozitive në këtë periudhë në çështjet ekonomike dhe personale, por në fund të muajit Janar takimi i Aferdita me Plutonin do i sjellë një marrëdhënie shumë të zjarrtë, shumë pasionante por dhe shumë të rrezikshme, ose iniciativa të rrezikshme në çështjet ekonomike. Gjërat kryesore do i shohim më mirë gjatë fundit të Janarit.

1.Peshorja
Peshoret do marrin gjithë sharmin e mrekullueshëm në këtë vit, por në Janar duhet të merren më shumë me çështjet familjare. Do shohin dhe mbështetje nga njerëzit e familjes, vetëm duhet të kenë kujdes, nëse kanë ndonjë debat, sherr apo kundërshtim nga një pjesëtar i afërm i familjes, këta nuk duhet t’i japin shumë avantazh këtij debati sepse mund të prishin shumë punë. Do jenë serioz, do jenë të kujdesshëm, ndoshta sharmi ngjyrat e tyre nuk do shpalosen shumë gjatë mesit të Janarit, por në fund të Janarit do shikojmë një shpërthim si fishekzjarret, të talenteve të tyre, të mundësive dhe shanseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *