HOME

Tregimi për ‘Tong Po’ – miku i fëmijërisë së Van Damme, me të cilin ndoqën ëndrrën hollivudiane dhe luajtën bashkë në shumë filma

Tong Po është një emër që e njohin shumë dashamirës të filmave aksion dhe të arteve marciale, mirëpo pakkush e di historinë jetësore të aktorit që e portretizoi atë.

Michel Qissi (emri i vërtetë i të cilit është Mohammed Qissi) lindi më 12 shtator 1962 në Oujda të Marokut, ndërsa në moshën dyvjeçare, familja e tij u transferua në Bruksel të Belgjikës. Ai nisi të ushtronte boks si shtatëvjeçar, ndërsa në moshën 17 vjeçare u bë kampion në boksin amator.

Njëherësh, ai ushtronte Shotokan Karate, Muay Thai dhe kikboks. Që nga fëmijëria, Qissi u shoqërua me Jean-Claude van Damme dhe u rritën bashkë me dashurinë e njëjtë për filmat aksion dhe artet marciale.

Në vitin 1982, Qissi dhe Van Damme shkuan bashkë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ëndrrën për t’u bërë aktorë të filmave aksion. Në vitin 1984, u përfshinë në filmin “Breakin’”, para se të arrinin marrëveshjen e madhe me Cannon Films (1986) për të luajtur në tre filma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *