HOME

Tri Thenie Profetike Qe Tregojnë Se Si Duhet Të Lutesh Dhe Allahu Ta Pranojë Atë..!?

Nga Enes bin Maliku (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë:“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:“Kur ndonjëri prej jush të lutet, atëherë le të jetë i vendosur në lutje, dhe të mos thotë:“O Allah, më jep nëse do”, sepse Allahun nuk ka kush që e detyron.

”(Ibën Ebi Shejbe, 6/21, Ahmedi, 3/101, Buhariu,5/2334, Muslimi,4/3063, Nesaiu në El-Kubra, 6/151 dhe të tjerë). Imam Neveviu, në komentarin e Sahih-ut të Muslimit tha:“Dijetarët kanë thënë se, të qenët i vendosur në lutje do të thotë bërja e saj me ngulm.”

Nga Ubade bin Es-Samit (radijAllahu anhu) përcillet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:“S’ka mysliman mbi faqen e dheut që lutet me ndonjë lutje, e që Allahu të mos ia jap atë, apo t’ia largojë ndonjë të keqe në sasi të saj, përderisa ai nuk lutet për ndonjë mëkat, apo ndërprerje të lidhjeve farefisnore.”Dikush nga të pranishmit tha: “Atëherë t’i shpeshtojmë (lutjet)”.Profeti tha:“Allahu edhe më shumë.”(Tirmidhiu, 5/566 dhe të tjerë.Albani e ka vlerësuar si Hasen në Sahih El-Xhami’, nr.5636).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *