HOME

U ma shtrua nga Tirja, vajza tregon si e mori vesh vd ekjjen e mamit: Shkova te m orgu dhe…

“Më datë 12.01.2021 në orën 19:30 është paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë shtetasja E.S., e cila ka bërë kallëzim pe nal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses e cila ishte e shtruar në spital me COVID-19, duke iu prezantuar si infermiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Më konkretisht, pas sqarimit të plotë të rrethanave të faktit penal ka rezultuar si më poshtë:

Në datën 28.11.2020 mamaja e kall ëzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetasi ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që t’i jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10.000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë.

Kallëzuesja nuk e dinte a po ia jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnin ata. Mami i kallë zueses kurohej në katin e dytë në dhomën 30. Ajo ka mesazhet e mamit, e cila i ka pohuar që i kanë larguar karrigen e ushqimit që të mos hante se kishin merak se mos e ndërronin dhe i kanë thënë vetëm lëngje do pish dhe do hash vetëm kur të themi ne. Në një rast ka marrë një shumë prej 7000 lekësh dhe i ka thënë që për atë janë pak për atë natë dhe që kallëzuesja i kishte premtuar sipas saj që do e rregullonte dorën. I ka thënë që t’i thotë sa do se do t’ia japë në mëngjes vetëm t’i rrijë mamit afër.

Këtë gjë e ka të faktuar me anë të mesazheve në Whatsapp. Mami i ka thënë disa herë që atje nuk i bëjnë shërbim. Kallëzuesja ka kërkuar për të takuar ndonjë doktor apo infermier tjetër në këtë spital, por nuk i kanë dalë, vetëm një ditë që i ka gjetur të ulur në një lokal dhe ka pyetur për gjendjen e mamit, por asnjëri nuk i ka kërkuar ndonjë shumë lekësh. Ajo ka biseduar me një infermiere, e cila quhej Bona, e cila i ka thënë që nuk kërkon asnjë shumë parash për shërbimet e saj. Pasi e ka kuptuar që paratë nuk i merrnin infermierët dhe doktorët, por i merrte kjo, kallëzuesja ka biseduar me shtetasen Tire Alldervishi ku i ka thënë që t’i kthejë shumën e lekëve që ka marrë dhe se paratë i kishte marrë të gjitha për vete. Tirja nuk i ka kthyer fare përgjigje. Shuma totale që kallëzuesja ka thënë se shumë që i ka dhënë shtetases Tire Alldervishi është rreth 800.000 lekë të reja duke mos përfshirë ilaçet. Për këto, ajo është detyruar të marrë borxhe dhe të kërkojë nëpër shokë pasi e kishte shumë të vështirë për t’i gjetur”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

“Në datën 25.12.2020 nëna e saj ka ndë rruar jetë gjatë natës. Këtë gjë e ka marrë vesh nga një telefonatë nga reanimatori i spitalit. Kallëzuesja dy shon që mami i saj mund të ketë nd ërruar jetë edhe prej keqshërbimit sepse ajo ka mesazhe të mamit, e cila i thotë që të mos bëjë shumë zë sepse po i bër tasin atje. Pas kësaj ka pritur që ta lajmëronin për situatën. Pas shumë telefonatash ku i pyet a është në spital apo në m org, i thanë që mamin e kanë shoqëruar drejt morgut që nga ora 7:30 e mëngjesit. Nuk i japin ndonjë informacion nëse do ta bëjë ajo va rrimin apo do ta bënte mo rgu siç bëhet në raste të tilla. E ka marrë nga mo rgu vetë nënën e saj pasi nuk u interesua askush dhe ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e funeralit edhe pse kjo gjë duhet të bëhej nga shteti”, thuhet më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *