HOME

UEFA vendos, Kosova nuk mund të luajë me Serbinë, Bosnjën dhe Rusinë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në takimin e fundit të mbajtur në Nion të Zvicrës ka diskutuar për sistemin e kualifikimit në Kupën e Botës, garë e cila mbahet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.

UEFA vendosi se cili do të jetë formati i kualifikimeve

Kështu, 55 skuadra kombëtare do të ndahen në gjashtë grupe të forta sipas renditjes së FIFA-s.

Grupet nga e para deri në të pestën do të kenë nga 6 ekipe, dhe grupi i gjashtë i fortë do të ketë pesë ekipe kombëtare.

Fituesit e grupeve do të kualifikohen në Kupën e Botës, kurse dhjetë garues tjerë dhe dy Kombëtaret më të mira nga Liga e Kombeve, do të luajnë në “play-off”.

Gjithsesi, UEFA sikurse në kualifikimet e kaluara edhe këtë herë ka zbuluar edhe ndeshjet e ndaluara, ku Bosnja e Hercegovina nuk mund të luajnë me Kosovën, dhe Kosova nuk mund të luajë ndaj Serbisë dhe Rusisë. Rusa nuk mund të luajë me Ukrainën, Spanja me Gjibraltarin dhe Armenia me Azerbajxhani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *