LAJME

Valon Syla: Lista e Vetëvendosjes ta çon mallin e dyqaneve “Gjithçka 1 euro”

Valon Syla: Lista e Vetëvendosjes ta çon mallin e dyqaneve “Gjithçka 1 euro”

Analisti Valon Syla në emisionin Pressing të T7, ka komentuar listën e Vetëvendosjes për deputetë, për të cilën thotë se është e ngjashme me dyqanet “gjithçka një euro”, shkruan Express.
ipas Sylës, lista e Vetëvendosjes nuk ka ideologji. Aty ka njerëz që përfaqësojnë rryma të ndryshme.
“Vetëvendosje si një çorbë apo kazan i të gjitha ideologjive, ka futur në listë islamist, e rryma të tjera ideologjike si enverist, marksist e leninist”, është shprehur Syla.
“Kjo listë ta çon mallin e atyre dyqaneve gjithçka 1 euro. Këtu nuk ka identitet. Këta nuk besojnë në një ideologji”.
Tutje, ai ka thënë se është e pamundur që Haki Abazi dhe Avni Dehari të kandidojnë në një listë. Për këtë jep edhe sqarim.
“Është e pamundur Haki Abazi dhe Avni Dehari të jenë në një listë sepse është Haki Abazi ai që e akuzon Vetëvendosjen për vdekjen e djemve të tij”, shtoi Syla./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *