LAJME

Video- Momenti kur komisionerja kërcënohet me vdekje

KALLXO.com ka siguruar pamje ekskluzive të incidentit i cili ka ndodhur në qendrën e votimit me numër 03/R në Lipjan.

Incidenti ka ndodhur në kohën kur komisionerja po po mundohej të shënonte në librin e incidenteve se një qytetar nuk po pranonte që të verifikohej nëse kishte votuar më herët gjatë ditës së sotme.
Në këtë kohë qytetari filloi ta kërcënonte kryesuesen e vendvotimit në një shkollë në Lipjan.
“Oj ti çikë ma se dhëmbët t’i thej, lësho fletën”, i drejtohet qytetari, kryesueses së vendvotimit ndërsa nga dora i kap një letër që po mbante ajo.Tutje kryesuesja e vendvotimit kërkon nga qytetari që të shkojnë te anëtarët e KQZ-së të cilët gjendeshin brenda shkollës ndërsa qytetari vazhdoi ta kërcënonte.
“Hej rri urtë as një zë mos ta ni a u morëm vesh, idiotka. Po të kallëzoj pasha fmijtë që i kam nuk jeton, ndëgjom mirë çka po të them.

Kush je more ti. O ti nuk guxon me e prek, mos e prek (deri sa merr fletoren ku shënohen parregullsitë dhe e hudh në tokë”, i drejtohet qytetari komisioneres.Në ato momente ku qytetari ngrit zërin ndaj komisioneres, në pamjet të cilat ka siguruar KALLXO.com, hynë në vendvotim edhe një zyrtare policore e cila nxjerr jashtë qytetarin.Ai rezistoi të largohet nga vendvotimi ndërsa vazhdon kërcënimin.“Pasha familjen ndëgjom mirë çka po të them, mshele gojën dhomt t’i thej, idiotkë”, vazhdon qytetari drejtë komisioneres e më pas edhe policia e largon nga vendvotimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *