HOME

Vidhen stoli ari në vlerë 8 mijë euro, në shtëpinë e një mërgimtari (Foto)

Një mërgimtar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, sapo na ka njoftuar se në orët e vona të pasdites së sotme, persona të panjohur kanë hyr në shtëpinë e tij në lagjen ” Bajram Curri”, duke vjedhur stoli ari në vlerë 8 mijë euro.

Ai na njofton se, lidhur me rastin është njoftuar policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes duke proceduar me rastin.

Siç pohon ai, policia ka njoftuar të afërmit e tij se hajnat gjatë vjedhjes kanë lënë gjurmë të gishtërinjëve.

Mirëpo, ky bashkëatdhetar apelon tek qytetarët që të ndihmojnë në zbulimin dhe identifikimin e autorëve të kësaj vjedhjeje, dhe se nga ai do të shpërblehen. /tvprizreni info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *