LAJME

Visar Ymeri: VV e ka obligim të ketë një partner, gjasat janë që Haradinaj të bëhet president

Analistët kanë komentuar për zgjidhjen e presidentit në emisioni “Debat Plus” të RTV Dukagjinit. Visar Ymeri ka thënë se sipas përqindjes të sondazheve atëherë gjasat janë që Haradinaj ka shansa më të mëdha për t’u bërë president.

“Realisht nëse përkthehen përqindjet e sondazheve atëherë shihet qartë se Haradinaj do ta ketë shansin më të madh për tu bërë president sepse në këto matematika Vetëvendosje e ka për obligim të marrë një partner, e nëse jo atëherë s’mund ta zgjedhë presidentin. Shihet një relaksim publik ndërmjet AAK dhe VV dhe në ketë drejtim mendoj se gjasat janë që Haradinaj të bëhet president. AAK e ka bërë këtë qellim elektoral, që ta bëjnë kryetarin e tyre president. Vota e AAK që mund të ketë 10 deputetëatëherë mund të arrijë ta bëjë Haradinajn president”, potencoi Ymeri.

Visar Ymeri në “Debat Plus” ka thënë se gjasat janë që VV të ketë rreth 45 deputete, pastaj AAK rreth 10.

“Kur te analizojmë konstalacionin e forcave në legjislaturën e ardhshme. Gjasat janë që VV të ketë rreth 45 deputete, pastaj AAK rreth 10. Një prej situatave mund të jetë që të bëjë koalicion me AAK dhe listën serbe dhe pakicat. Por, mendoj se është, pse është e mundshme numerikisht kostoja politike për VV do të ishte e madhe”, tha ai.

Ai thotë se në këtë diskutim për dialogun kemi pasur një dialog ndërmjet kryeministrit dhe presidentit diametralisht të kundërta.

“Kjo e ka nxit njërën anë e ka ndalë dialogun dhe ka nxit konflikt te brendshëm. Ne dialog duhet të ketë unifikim. Me kombinim Kurti e Haradinaj kanë pajtueshmëri se si do te duhej të udhëheqin me dialogun, e gjithashtu edhe për asociacionin. Edhe për tempon e dialogut. Kjo mundet me qenë edhe e mirë për Kosovën, po do të ishte e dëmshme që dialogu te zvarritej pafundësisht”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *