HOME

Vjen lajmi i mirë nga Ambasada Gjermane, Nga dita e sotme për të gjithë personat që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet…

Ambasada gjermane njofton se prej ditës së sotme sektori i vizave është hapur sërish, por me kapacitet të kufizuar. Ambasada deklaron se personat e prekur nga këto masa, si pasojë e situatës nga ko vi d, do të njoftohen personalisht.

“Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve.Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë.

Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konsideratë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve.

Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmang’ja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve me ko vi d.Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj” mbyllet njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *