HOME

Vjen reagimi i Daut Haradinajt për tubimin përmbyllës të AAK-së në Prishtinë

Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, njëkohësisht kandidat për deputet nga kjo parti, ka postuar disa fotografi nga tubimi i sotëm përmbyllës ne Prishtinë.

Me këtë rast, ai në mbishkrimin e këtyre fotografive, ka shkruar: “Frymë fitoreje në tubimin përmbyllës në Prishtinë! Aleanca është Forca e Kosovës! #ForcaeKosoves135 #RamushiperPresident” ka shkruar Daut Haradinaj, i cilin në garën për zgjedhjet e parakohshme të së dielës, mban numrin 50.

Daut Haradinaj ka qenë deputet i Parlamentit të Kosovës, për disa mandate.

Ndërkaq edhe kësaj radhe synon një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *