HOME

Vjosa Osmani: “Të bëhemi bashkë për t’i dalë Zot republikës sonë“

Në Akademinë Përkujtimore në shënim të përvjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, bëri thirrje për unitet për t’i dalë zot Republikës së Kosovës.

Duke kujtuar sakrificën e familjes Jashari, ajo tha se komandanti Adem Jashari ishte i bindur se pa një rezistencë të a rmatosur liria ishte e paarritshme.

“Nuk ishte fundi i komandantit, ky ishte përjetësimi i tij dhe familjes Jashari në themelet e shtetit të Kosovës. Ata mbrojtën identitetin dhe nuk pranuan të nënshtrohen. Ata e mbrojtën shtëpinë sepse ajo sikurse shteti është territor sovran për të cilin flijohet edhe jeta”.

“Obligohemi që rrugën e nisur atëherë ta vazhdojmë duke e bërë shtetin tinë të fortë. Të bëhemi bashkë, më shumë se kurrë na duhet vullnet e dashurin për t’i dalë zot republikës sonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *