HOME

Zemaj ia uron vetes emërimin në Kryesinë e LDK-së: Shumë suksese ministër

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot është zgjedhur anëtar i Kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Si duket kjo e ka gëzuar atë, pasi Zemaj e ka uruar veten dy herë për pozitën e tij të re.

Zemaj pasi ka publikuar një fotografi të tij nga tubimi, postimin e njëjtë e ka rishpërndarë më vonë duke e quajtur veten ministër.

“Shumë sukses Minister”, ka shkruar ai, ndërsa pas një minuti e ka fshirë menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *