LAJME

Zgjedhjet e brendshme në LDK, Tahiri: Kjo është platforma përmes të cilës LDK i kthehet popullit

Kryetarit i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, njëherësh kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e brendshme në këtë parti.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar platformën përmes të cilës LDK do t’i kthehet popullit dhe qytetarëve.

“1 anëtar 1 votë për zgjedhjen e kryetarit të LDK dhe të secilit kryetar dege, kjo është platforma përmes të cilës LDK i kthehet popullit e qytetarëve, kjo është platforma fituese për LDK”, deklaroi Tahiri, përcjell “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *