HOME

Zhurma e madhe në rrjet se është në lidhje me Melisën, reagon për herë të parë Andi dhe habit me atë çfarë thotë

Tre ditë më parë ne në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

Gjithashtu janë shkëputur disa imazhe gjatë videove live që Melisa dhe Andi kanë bërë dhe ndjekësit kanë vënë re një detaj të ngjashëm nga shtëpitë e tyre. Të gjithë këto detaje i bënë ndjekësit e programit të dyshonin akoma më shumë se ata kanë krijuar bashkë një lidhje dashurie, për të cilën ka ngritur akùza dhe Shqipja, ish-konkurrentja që zbuloi lidhjen e Beartit dhe Teas.

Gjatë emisionit “Për’puthen” u shfaqën në ekran imazhet që ngritën dyshime dhe Melisa i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e ndjekësve të programit. Ajo tha se mes saj dhe Andit nuk ka asgjë dhe se ajo nuk ka qenë kurrë në shtëpinë e tij, apo ai në shtëpinë e saj.

“Çfarë të them unë e shkreta. Kjo s’është asgjë se unë kam parë dhe foto të tjera. Unë s’kam qenë as te shtëpia ime, kam qenë te shtëpia e një shoqe. Këtë videon e kam bërë shumë kohë më parë, para se të largohej Andi nga programi.

Ndërkohë, i ftuar mbrëmë në “Roped with Olsi”, ish-konkurrenti i “Për’puthen” Andi Shehu u pyet gjatë intervistës edhe për Melisën.

“Melisën e kam shumë shoqe, kam shumë respekt për Melisën. Do t’i thoja suksese në jetë, besoj që ka për të ecur shumë përpara. Kam një simpati të veçantë për Melisën.”- tha ai.
“A mendon që Melisa do të ishte një nga konkurrentet që do të ishe përputhur, nëse Tea nuk do të ishte në emision?”- e pyeti Olsi.

“Me thënë të drejtën, unë Melisën edhe pasi kam dalë jashtë emisionit e kam takuar dy-tre herë për kafe, më ka ardhur tek kafja ime për respekt. Më duket shumë gocë e mirë, gocë me iniciativa të larta. Ndoshta mund ta kisha njohur pak më tepër, por nuk është se e njoh aq sa për të thënë që … Muhabeti është që nëse do të njohësh një person, ta njohësh tamam, të mos kemi aventura. E kemi kaluar atë pjesë.”- u përgjigj Andi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *