HOME LAJME

Zyrtare: Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e LVV-së!

Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Në këtë mbledhje u vendos edhe zyrtarisht që Albin Kurti të jetë kandidat i LVV-së për kryeministër, transmeton Indeksonline.

Edhe pse ishte e ditur, nga sot zyrtarisht, Kurti do të jetë kandidati për kryeministër i LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Po ashtu sot LVV ka lidhur marrëveshje me Iniciativën e Vjosa Osmanit për koalicion para zgjedhor./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *